Vlashent Sata “prek” pulsin e dëgjuesit në Tiranë, AJS Trio bashkë me kantautorin bëjnë për vete publikun

Vlashent Sata u rikthye në shtëpinë e tij të parë me këngët e tij të zemrës. Me muzikë jazz në tarracën e Pallatit të Kulturës bashkë me miqtë e tij, AJS trio-n, Gent Rushin, Emiljano Dhimon dhe Ermal Rodin, solli një atmosferë ndryshe. “Këmbëzbathur”,“Ëmbël”, “Babë” ishin vetëm disa nga këngët, që Vlashenti këndoi në këtë mbrëmje.

Janë këngë që ia përkushton vendit të vet dhe njerëzve të tij të veçantë. Janë këngë të mbështetura thellësisht në intonacione të muzikës popullore shqiptare, te krijimtaria artistike qytetare dhe kryesisht në jaret e të kënduara të qytetit të Shkodrës, nga vijnë babai edhe mamaja e Vlashentit, që kësaj bashkë me publikun po shijonin muzikën e tij.

Publiku gjen veten në tekstet e Satës, kur i këndon dashurisë, fëmijërisë dhe ëndrrave, edhe këndon bashkë me të. Pas çdo kënge, të ëmblat duartrokitje vinin nga publiku edhe nga prindërit e tij, që kësaj here kishin gjetur vend në këtë skenë.

Është një kënaqësi e veçantë, në mënyrë të veçantë, sepse unë nuk jetoj këtu. Prandaj përfitoj nga ky rast. Vlashenti e ka filluar karrierën e tij që i vogël, prandaj shpresoj që ka arritur ëndrrën e tij dhe do ta çojë edhe më përpara. Ka shumë dëshirë që të krijojë, edhe i pëlqejnë gjërat serioze, familjare edhe shoqërore. Mendoj se ka një parim në jetë, që të arrij atë që është më e mira. Për vete, për shoqërinë edhe për familjen. Rrugën për të ngjitur shkallët e koncertit ma treguan disa vajza. Më thanë, që po shkoj tek koncerti i Vlashentit edhe unë qesha me veten edhe thashë, që atje po shkoj. Kur Vlashenti interpretoi këngën “Për ty babë” duartrokitjet ishin edhe më të forta, sepse më shumë sesa emocionet e një kënge, ai përcjell dhe ndjenjë në tekstin e tij. 

E ëma e Vlashent Satës

Ndihem në entuziazmin e një koncerti që organizohet me një qëllim të caktuar, për të argëtuar dhe gëzuar masën e gjerë të rinisë, e cila ka shumë nevojë për koncerte të tilla. Normalisht që në skenë është djali im, por unë flas për një skenë të madhe shqiptare. Rinia shqiptare e ka të domosdoshme argëtimin si pjesë e kulturës, si pjesë e një pjesëmarrje të gjerë në jetën aktive të këtij vendi edhe të kësaj rinie të mrekullueshme... Nëse një këngë këndohet nga spektatori në sallën e koncertit, ky është çmimi më i madh që merr krijuesi. Nuk bën jetë edhe rrugë një këngë që nuk ka strukturën ndërtimore, tingulli muzikor duhet detyrimisht që të prek zemrën e dëgjuesit. Atëherë ajo këngë e ka bërë rrugën e vet.

Loro Sata, muzikolog, babai i Vlashentit 

Por cili është rrugëtimi që ka bërë Vlashenti për të qenë këtu ku është sot?

Vlashenti është rritur që në moshën 3-4 vjeçare tasjterën e pianos edhe është lënë i lirë, në kuptimin e domosdoshmërisë. Në kontekstin e kësaj lirie, Vlashenti duke pasur si themel muzikën klasike, që ushqen mendimin njerëzor në thellësinë e saj dhe derivatet e saj janë sipas dëshirave të individëve të veçantë, qoftë ky edhe djali im. Ai ka zgjedhur në rrugën e tij jazz melodik, një jazz që në strukturën ndërtimore nuk i takon Europës, por Europa e ka përqafuar si diçka të re, si element të ri. Kjo muzikë, këto këngë që bën Vlashenti në thelbin e tyre të brendshëm janë mbi këtë  kategori muzikore të këngës dhe them se ka arritur, që të prek pulsin e dëgjuesit, si domosdoshmëri për çdo krijues edhe interpretues.

 Loro Sata, muzikolog, babai i Vlashentit 

Vlashent Sata e ka prekur tastin e pianos që në moshën 3-vjeçare, por falë studimeve të muzikës klasike për Piano në Paris, kantautori shqiptar është sot një muzikant i kompletuar, që duartrokitet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja