Vlerësohet përkrahja e Akademisë
së Shërbimit të Jashtëm gjerman

Vlerësohet përkrahja e Akademisë<br />së Shërbimit të Jashtëm gjerman
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Albert Prenkaj, ka pritur sot në takim zëvendës shefin e Akademisë së Shërbimit të Jashtëm të Gjermanisë, Kai Baldow, dhe drejtorin e zyrës së Fondacionit "Fridrich Ebert" në Prishtinë, Wolf Lapins.

Ministri Hoxhaj i ka njoftuar dy zyrtarët gjermanë për progresin e madh që po arrihet në Kosovë, me theks të veçantë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe proceseve integruese evropiane.

Hoxhaj vlerësoi lart përkrahjen e shtetit gjerman, përfshirë edhe ndihmën e madhe që Shërbimi i Jashtëm i këtij shteti mik dhe fondacioni "Fridrich Ebert" kanë dhënë për Kosovën.

Zëvendës shefi i Akademisë së Shërbimit të Jashtëm të Gjermanisë, Kai Baldow, vlerësoi punën dhe angazhimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe dy zyrtarët gjermanë gjatë takimit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit të Jashtëm të Kosovës dhe atij të Gjermanisë dhe përkrahjes që Akademia e Shërbimit të Jashtëm të Gjermanisë mund të jap për Akademinë Diplomatike të Kosovës, në avancimin e mëtutjeshëm të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin