Vlera e veçantë e farave të
mandarinave në mjekësinë popullore
Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë. Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten
Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë. Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten. Për më tepër, konsumi i mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ishemisë e shumë sëmundjeve të tjera. Përveç frutit dhe lëkurës, farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për shëndetin.
Farat e Mandarinave dhe vlerat potenciale
Antioksidantët
Mandarinat dhe farat e tyre përmbajnë shumë antioksidantë, të cilat ju mbrojnë kundër radikaleve të lira. Këto të fundit prodhohen nga trupi si kundërpërgjigje e ndotjes, radiacionit, tymit të duhanit, etj. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe i çelin rrugën një sërë sëmundjesh.
Polifenolët
Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm.
Studimet shkencore për sasinë e polifenolëve në agrumet dhe farat e tyre kanë treguar se mandarinat dhe farat e tyre kanë sasinë më të madhe të polifenolëve në krahasim me agrumet e tjera.
Limonoidët
Limonoidët janë përbërës që gjenden tek farat, lëkura dhe fruti.
Këto substance pengojnë formimin e qelizave kancerogjene. Limonoidët tek farat ulin edhe kolesterolin e keq.
Farat e Mandarinave në Mjekësinë Popullore
Ekspertët e mjekësisë tradicionale përdorin farat e thata të mandarinës për të rregulluar energjinë trupore dhe larguar dhimbjet e organizmit. Ata shprehen se farat e thata përdoren dhe janë efikase kundër hernies diskale. Mjekët popullorë përdorin zakonisht fara të thata e të bluara.
Niveli i Toksinave tek Farat e Mandarinave
Megjithatë në shumë vende, farat e mandarinës nuk kanë gjetur përdorim të njëjtë dhe mjekët kanë rekomanduar kujdes.
Në vendet perëndimore, shkencëtarët besojnë se farat e agrumeve siç janë portokallet, qitro, limonët, limonët jeshilë dhe mandarinat përmbajnë sasi të vogla toksinash.
Megjithatë farat e një fruti të vetëm nuk përmbajnë mjaftueshëm toksina sa të shkaktojnë dëm në organizëm.
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
40.7%
-
Jo
12.6%
-
Nuk e di
46.7%
Vota total: 3329
Lajme të tjera
-
Jo më vetëm në verë, sot futet në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë, 9 muaj kalim i lehtësuar në Morinë! Fluks në pikën kufitare
1 Maj, 11:40
-
Shkodër/ Klosi dhe Spiropali vijojnë turin e rienergjizimit: Nuk komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re
1 Maj, 11:32
-
Ura e Re mbi lumin Drin, pas 1 jave hapet për qarkullim aksi Kukës-Morinë
1 Maj, 11:31
-
NBA/ Milwaukee shpëton veten në ndeshjen e 5-të! 76ers shmangin eliminimin nga play-off, Cleveland në epërsi ndaj Magic
1 Maj, 11:31
-
1 Maji/ Protestë dhe para kryeministrisë, kërkojet dinjitet për punëtorët
1 Maj, 11:29
-
Paul Auster, autori i Trilogjisë së Nju Jorkut vdes në moshën 77-vjeçare
1 Maj, 11:27
-
Publikohet për herë të parë fotoja e Luizit me vajzën
1 Maj, 11:21
-
Meta kërkon fotot e Erisa Xhixhos në selinë e PL: Nuk pranoj mendim ndryshe, vendosni në çdo kat
1 Maj, 11:20
-
Mësuesit zhvendosen tek Kryeminstria: Financoni arsimin publik! Nëse nuk bashkëpunohet, mund të kalojmë në greva
1 Maj, 11:16
-
Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin
1 Maj, 10:59
-
Meta: Rama ka kapur drejtësinë për fyti, do iki nga qeverisja si nuse! Sistemin e drejtësisë e kanë futur në kolaps
1 Maj, 10:56
-
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj, 10:55