Vllaznia fundos Lushnjen, kalon
Tiranën dhe i ngjitet Flamurtarit

Vllaznia fiton në një sfidë delikate në Lushnje me rezultatin e pastër 0-2 duke qenë e qetë në dy javët në vazhdim.

Të besuarit e trajnerit malazez, Haxhiosmanoviç pas kësaj fitoreje ngjiten në vendin e 7 me pikë të barabarta me ekipin e Flamurtarit 35, duke pritur e qetë ndeshjen e pas dy javësh me Kastriotin në transfertë, pasi javën që vjen ishte e programuar ndeshja me Bylisin, të cilën e fiton në tavolinë 3-0.

Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes me Lushnjen, për ekipin e Vllaznisë shënuan Busiç në minutën e 7 me kokë, ndërsa në të 37’ Kraja vulosi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme brenda zone duke ndalur topin në rrjetë.

Lushnja e dorëzuar për këtë edicion po mendon për rikthimin edicionin tjetër duke u dhënë shansin edhe lojtarëve të rinj.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur