Dervish Haxhiosmanoviç rikthen fitoren për Vllazninë dhe shpresën për të qëndruar në mesin e ekipeve më të mira për edicionin tjetër. ‘Deda’ ka bërë debutimin e gjashtë me shkodranët në mënyrën më të mirë në një fushë shumë të vështirë, duke fituar në Laç 0-2.

Kuqeblutë e mbyllën ndeshjen në 26 minutat e para duke shënuar dy herë me Krajën në të 5’ dhe Shtubinën në të 26’ duke vendosur qetësinë në kampin shkodran. Laçi tentoi përmbysjen, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore Vllaznia lë pas Tiranën në renditje duke u ngjitur në vendin e 8 me 29 pikë.

Ndërsa Laçi mbetet në vendin e dytë së bashku me Partizanin dhe Kukësin në garë për Evropën. Në ndeshjen tjetër Kastrioti ka fituar me Lushnjen 2-1 duke u futur në garë për mbijetesën.

Golat e Ferrajt he Bratiçit e ngjisin Krujën e drejtuar nga Dede në kuotën e 26 pikëve, 2 më pak se Tirana, Lushnja ka pranuar verdiktin duke filluar të mendojë për edicionin tjetër një kategori më poshtë.


d.b/shqiptarja.com