Vllaznia kërkon “Loro Boriçin”:
“Zvarritjet po dëmtojnë klubin”
Klubi i futbollit Vllaznia nëpërmjet një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me ngadalësimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.Shkodranët ironizojnë duke thënë se me këtë ritëm punimesh stadiumi përfundon në vitin 2017-të
Klubi i futbollit Vllaznia nëpërmjet një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me ngadalësimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.Shkodranët ironizojnë duke thënë se me këtë ritëm punimesh stadiumi përfundon në vitin 2017-të.
Në reagim sqarohet se kjo situatë po i shkakton skuadrës së futbollit dëm financiar por edhe sportive që ndikon në gjendjen e përgjithshme të skuadrës. Deklarata mbyllet me tërheqje vëmendje për personat përgjegjës për shtim të ritmit të punimeve në mënyrë që Vllaznia të rikthehet të luajë në shtëpinë e saj në “Loro Boriçi”.
Vllaznia i ka humbur tre ndeshjet e para në Superligë ku dy prej tyre që figuronte si pritëse është detyruar t’i luajë në Pukë.
Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” filluan me ritme tepër të larta sepse aty synohej të luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, por pasi udhëzimit të UEFA-s që e zhvendosi ndeshjen në “Elbasan Arena”, punimet po zvarriten ndjeshëm.
Ja edhe deklarata e plotë e Klubit Vllaznia KF Vllaznia përmes kësaj deklarate shpreh shqetësimin në lidhje me uljen e ritmit të punimeve dhe zvarritjen e tyre për rikontruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Ju mund të verifikoni vetë ritmin me të cilin po punohet por me këtë ritëm punimesh ne dyshojmë se stadiumi nuk do të përfundojë as në vitin 2017.
Në fillim na u premtua se stadiumi do të inagurohej në ndeshjen me Serbinë më 8 tetor, pastaj na u tha se stadiumi do të përfundonte në këtë afat por për efekt sigurie do të luhej në Elbasan. Më pas na u tha se stadiumi do të inagurohej në nëntor por siç mund ta shihni edhe vetë, asnjëri prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur. Madje, edhe sikur tani e tutje të punohej me tre turne, stadiumi nuk do mund të përfundonte para vitit 2016.
Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh shqetësimin në lidhje me këtë çështje sepse po na bëhet një dëm i madh financiar por edhe sportiv dhe kjo padiskutim që ka ndikimin e vet tek skuadra.
Po bëjmë këtë deklaratë që të tërheqim vëmendjen e të gjithë personave të cilët kanë ndikim në marëdhënien kontraktuale në çështjen e stadiumit me shpresën se gjërat do të ndryshojnë dhe ritmi i punimeve do rritet sërish dhe Vllaznia do të rikthehet sa më shpejt në shtëpinë e saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
29%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44