Vllaznia është dorëzuar pa kushte në Rumani dhe është eliminuar nga Conference League në turin e dytë. Skuadra shkodranë pas barazimit një javë me parë sot është mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 pavarësisht se pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura.
Në këtë mënyrë Vllaznia largohet nga Europa pa lenë asnjë shenjë, pasi mori pjesë në turin e dytë të Conference League si fituese e Kupës së Shqipërisë.
Komento