Vllaznia ka siguruar fitoren e 5 radhazi në kampionat përballë ekipit të Kastriotit me rezultatin 2-4 në transfertë.

Shkodranët pavarësisht se luanin në Krujë përballë kishin një ekip që i ka humbur shpresat për qëndrimin në Superligë duke menduar për edicionin tjetër.

Vllaznia nga ferri ngjitet në parajsë, e ndërsa pak javë më parë ishte në zonën e ftohtë të renditjes tashmë e shikon veten në vendin e 5 me 41 pikë.

Golat në përballjen me ekipin e Kastriotit u shënuan nga Kruja 8’, Tafili 43’, Shtubina 58’, Bushic 82’, ndërsa për ekipin vendas shënuan Doku 22’, Caca 67’.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 29-të të kampionatit kombëtar të futbollit, pasi ndeshjet e tjera do të zhvillohen të gjitha nesër.


d.b/shqiptarja.com