Vllaznia mposht Laçin në Shkodër dhe përfiton nga barazimi në Durrës

Vllaznia mposht Laçin në Shkodër dhe përfiton nga barazimi në Durrës

Nga ndeshja e sotme Vllaznia-Laçi

Një Vllazni në ankth, aspak e qetë dhe pa besim në vetvete, ka marrë 3 pikë jetike sot në garën për mbijetesë në Superiore, duke lënë pas Teutën, që ndalet nga Kamza.

Një fitore e madhe, e vendosur që në fillim, kur Gilman Lika goditi shtyllën dhe më pas gjuajtja e dytë u ndal me dorë nga Sefgjinaj, i përjashtuar me karton të kuq, vendim i drejtë i arbitrit.

Sukaj nuk fali nga pika e bardhë, por fali shumë në vazhdim, duke hedhur poshtë shanset për të vulosur fitoren. Laçi mbeti gjallë dhe në pjesën e dytë mori zotërimin e lojës, por krijoi edhe raste të mira për shënim, duke mbajtur në ankth total “Loro Boriçin”. Megjithatë, në fund festa është shkodrane, thyhet një mallkim, sepse Laçi ishte bërë i pakalueshëm vitet e fundit. Mbijetesa duket më pranë, por ende shumë larg.

Vllaznia – Laçi     1-0

Sukaj 6′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Bardulla 70′), Lika, Tafili, Vucaj, Çinari, Sukaj (Ribaj 63′). Trajner: Ernest Gjoka.

Laçi: Selmani, Shtubina (Bushi 70′), Qaqi, Sefgjini, Lushkja, Gjoni, Jonuzi (Lulaj 65′), Nika (Fangaj 46′), Rexhinaldo, Uzuni, Kallaku. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Mersini 52′ / Shtubina 27′

Karton i kuq: Sefgjini 6′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli

Ndeshje e çmendur në Durrës. Gjashtë gola, por pa fitues, në një takim që pati shumë emocione. Ishte Teuta që shënoi 2 herë në pjesën e  parë me anë të Latif fillimisht dhe më pas Alhasanit.

Plaku hapi sfidën fillimisht me një gol pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë miqtë e shtuan presonin dhe e gjetën golin e barazimit në të 77-ën.Teuta u zgjua dhe kërkoi të kalonte sërish në avantazh, por në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Kamza që me anë të Filit, të aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin.

Nuk kishte mbaruar asgjë, pasi Hakaj pak sekonda më vonë goditi traversën. Në goditjen e fundit nga këndi për vendasit, Moçka godet me kokë, topi ndalet, por Latif ndjek aksionin dhe gjen golin e barazimit. Nga një pikë për të dyja skuadrat në një ndeshje spektakolare. Më shumë duket se i shkon për shtat Kamzës që ruan diferencën me Teutën.

Teuta – Kamza 3-3

Latif 13′, 90+4, Alhasan 32’ / Plaku 41′ Çukoviç 77′, Fili 90′

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Hila, Hrkaç (Shkalla 61′), Hakaj, Beqja (Vila 79′), Çyrbja, Dediç, Lajthia (Kruja 70′), Latif, Alhasan. Trajner: Gentian Begeja.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Arrabal, Malaj (Zefi 67′), Rezi (Fili 46′), Mehmeti (Ymeri 74′), Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: L. Alla, D. Korreshi, D. Myftari, M. Qose, E. Sino, O. Ferataj.

Kartonë të verdhë: Beqja 64’/ Rezi 45+1′, Plaku 86′.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë