Vllaznia në krizë totale, bojkotohet
stërvitja, lojtarët: 3 muaj pa rroga

Vllaznia në krizë totale, bojkotohet<br />stërvitja, lojtarët: 3 muaj pa rroga
Vllaznia, legjenda e futbollit shqiptar ndodhet në krizë totale në të gjitha drejtimet. Klubi kuqeblu që ka shkruar historinë e futbollit shqiptar ndodhet pa shtëpi, pa para dhe pa asnjë mbështetje, me një fjalë të vetme, jetim.

I braktisur nga të gjithë, por jo nga tifozët ekipi dje pas shumë paralajmërimeve ka bojkotuar stërvitjen, pasi kanë tre muaj pa marrë pagat, ndërsa bashkia ende nuk jep një zgjidhje konkrete. Ekipi ndeshjet i zhvillon në fushë asnjëanëse, pasi po rindërtohet stadiumi me paradoksin e madh të bashkisë që nuk e merr në dorëzim. Kriza e rezultateve duket se do të vazhdojë, pasi shanset që të ketë një dritë në fund të tunelit janë thuajse zero.

Tashmë pas bojkotit situata agravohet akoma më shumë duke lëshuar kambanat a alarmit. Për situatën e krijuar, i kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com, ish-sulmuesi i talentuar dhe tashmë anëtar i këshillit bashkiak, Virosin Sinani shprehet se “ekipi duhet të privatizohet që të gjallërohet, pasi ndodhet në një moment të vështirë, por unë kam besim se do të mbijetojë.

Unë jam te komisioni i sportit dhe do të jap maksimumin me votën time si për pranimin e marrëveshjes për stadiumin, por edhe për zgjidhjen e krizës financiare të ekipit”shprehet ai.

Ndërsa lojtarët kanë deklaruar se nëse nuk do të zgjidhet kriza dhe nuk marrin pagat e tre muajve nuk do të pranojnë që të zbresin në fushë. Kujtojmë që në javën e fundit Vllaznia arriti që të ndalte Tiranën duke i marrë një barazim në ndeshjen e zhvilluar në Pukë, pasi në shtëpi duhet të presë edhe disa muaj që të rikthehet.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia