Vllaznia vijon përgatitjet e saj për sezonin e ri futbollistik, ku të dielen ka zhvilluar vetem një seancë stërvitjeje.

Tekniku Baldo Rainieri i shoqëruar nga tre kolegët e tij të stafit teknik, që të gjithë zvicerian,  ka preferuiar ta zhvillojë këtë seancë në orët e paradites në stadiumin "Loro Boriçi", duke e lënë skuadrën pushim pasdite.
Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë Geasport, Alessandaro Grigoletto. Foto Gasper Marku

Të pranishëm në këtë seance kanë qënë të gjithë futbollistët e grupit seleksionues të ditëve të fundit, përfshirë edhe Shtubinën, tashmë i rikthyer në skuadër, të cilët edhe pse me temperaturat të larta që e kanë shoqëruar Shkodrën këtë të diele, i janë përgjigjur pozitivisht të githa kërkesave të programit të hartuar nga stafi teknik.

Ndërkohë në krahun tjetër, drejtuesit e klubit Vllaznia dhe ato të bashkisë vijojnë të diskutojnë me drejtuesit e Geasport, në lidhje me vazhdimësinë e bashkëpunimit dy palësh për bashkëadministrimin e klubit Vllaznia. Nisur nga një ftohjeje të pak ditëve më parë në mes dy stafeve përkatëse, pasditen e së dieles ka mbërritur nga Zvicra përfaqësuesi zyrtar i kompanisë "Geasport", Alessandarro Grigoletto, i cili në cilësinë e të deleguarit të presidentit, Roberto Nava, zhvilloi një takim në bashkinë Shkodër, ku krahas kryebashkiakut shkodran, Lorenc Luka, ishin të pranishëm edhe antarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, përfaqësues të klubit të futbollit Vllaznia, si dhe të kompanisë Geaspot.

Gjatë prononcimit që dha për median në mbyllje të takimit, Grigoletto, bëri të ditur angazhimin maksimal të presidentit Nava për vijueshmrinë e bashkëpunimit në fjalë. Më tej, ai bëri një pasqyrë të plotë rreth projekteve që Geasport ka në krye të Vllaznisë. Grigoletto, në cilësinë edhe të njeriut të besuar nga kompania për t'u marrë me çështjet teknike, tha se me fillimin e javës së re, Vllaznia do të spostohet jshtë Shqipërisë për të vijuar përgatitjet në Ohër, ndërkohë që me skuadrën do të bashkohen edhe disa futbollistë të huaj mjaft cilësorë, të cilët bëjnë diferencen në kampionattin shqiptar. /ATSH/