Superiorja do të vazhdojë sot me katër ndeshjet e mbetur atë javës së 18-të. E ndërsa dje ishte radha e fundit të renditjes që të përcaktohej, sot do të luhet për zonën e Evropës, pasi kampioni pothuajse është përcaktuar. Kështu Kukësi pret Lacin në shtëpi pas humbjes me Bylisin javën e parë. Trajneri Cungu beson te kthesa me lacianët.
Besa-Tirana është një sfidë delikate për pozicionet në renditjes, fitorja e kavajasve i mban në lojë për qëndrim, ndërsa humbja e nxjerr Tiranën nga lufta për Evropën. Vllaznia pas humbjes me Luftëtarin pret Bylisin që vjen super i motivuar pas fitores me Kukësin 3-0. Shkodranët do të zbresin në fushë për autokritikë, fitorja është detyrim për objektivat, ndërsa cështja e pagave duket se është sqaruar mes drejtuesve.
Ndeshja kryesore e javës do të luhet në Vlorë në orën 17:00 me prozhektorë mes Flamurtarit dhe Teutës. Aktualisht Teuta ka 33 pikë, ndërsa Flamurtari 31, nëse fitojnë vendasit mbyllet përfundimisht gara për titullin kampion dhe Flamurtari ngjitet në vendin e dytë në renditje në ndjekje të Skënderbeut. Vlonjatët vijnë pas një serie rezultatesh pozitive në kampionat dhe në Kupë, pavarësisht eleminimit. Ndërsa Teuta e Maganit shpreson në hapat fals të korcarëve që duket një gjë e pamundur. Flamurtari ka aktualisht në formacion golashënuesin më të mirë të edicionit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com