Vllaznia rrit 'stekën', Qatip Osmani: Jemi në bisedime me Shkodran Mustafin

Vllaznia rrit 'stekën', Qatip Osmani: Jemi në bisedime me Shkodran Mustafin

Qatip Osmani dhe Shkodran Mustafi

Erzeni dhe Vllaznia luajnë nesër në orën 13:30 për raundin e 20-të në Superligë. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani. Ai pranoi se kundër shijakasve do jetë një ndeshje e fortë, teksa janë në negociata me Shkodran Mustafin, kampionin e Botës me Gjermanin në 2014.

"Ndeshja kundër Erzeni? Të gjithë ne dëshirojmë një fitore, udhëtojmë për tri pikë. Ne kemi objektiv të qartë dhe kjo dihet. Këtë javë kemi punuar në analizën e Erzenit, teknikisht shumë i mirë dhe që ka qenë shumë aktiv në merkato. Pritet lojë e fortë, por kjo është e natyrshme për pozitën ku jemi. Me besimin e plotë shkojmë për fitore. Detajet në këtë sfidë do e vendosin fituesin.

Euforia? Ne kemi biseduar në këtë drejtim, sepse janë edhe 17 ndeshje dhe është herët për të qenë i sigurt në klasifikim. Mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë e kujtojmë situatën më parë, aty ku ishim për mos u rikthyer.

Afrimet? Çdo lojtar që vjen, vjen në bashkëpunim me drejtorin sportiv. Kemi qenë të detyruar të luajmë me lojtarë në mbrojtje që nuk është pozita e tyre e natyrshme. Kemi qenë të detyruar për një mbrojtës të majtë. Sala dhe Mala nuk janë në pozitat e tyre, por në vendet e veta japin më shumë.

Mungesa e Hakaj për kartona? Hakaj do luajë, klubi ka paguar gjobën. Shkodran Mustafi, ka diçka të vërtetë? Bisedat janë, edhe unë kam biseduar me të atin e tij. Të presim këto ditë se çfarë do ndodhë", tha mes të tjerash Osmani.

Pas 19 javësh në Superligë, Vllaznia me 29 pikë mban vendin e katërt (pikë të barabarta me Tiranën e vendit të tretë). Nga ana tjetër, Erzeni me 22 pikë renditet në pozitën e tetë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…