VLORË - Një 43-vjeçar vlonjat u arrestua nga policia me 1.5 kilogramë kanabis ende në boçe të futura në një thes. Astrit Alliaj ka vënë re praninë e policisë, dhe në hyrje të lagjes “Bashkimi” në Vlorë braktisi makinën tip “Volksvagen-Polo” me të cilën udhëtonte, dhe u largua në këmbë në rrugicat e lagjes.
Efektivët e policisë së qytetit bregdetar mundën ta arrestonin pranë stacionit të Trenit, ndërsa në makinë ju zbulua edhe lënda narkotike.
Nga verifikimet paraprake targat e mjetit të sekuestruar me targë AA956JT, i përkasin një automjeti tjetër të ngjashëm megjithatë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com