VLORE - Një grup qytetarësh nga Vlora kanë kundërshtuar projektin e shëtitores së këtij qyteti, të njohur si projekti i “Lungomares”.
Përfaqësues të grupeve të interesit kanë deklaruar se në të dhënat e projektit dërguar nga studioja fituese, nuk gjendet asnjë pikë takimi me projektin fillestar të prezantuar.
Kreu i qarkullimit rrugor të Vlorës, përfaqësues të bashkisë, shoqata e ndërtuesve dhe arkitektëve, e institucione të tjera kanë paralajmëruar se do t’i dërgojnë shkresë zyrtare Kryeministrit, Ministrisë së Zhvillimit Urban si dhe ministrive të linjës, për të kërkuar një përgjigje konkrete se ç’po ndodh me Vlorën dhe bregdetin e saj.
Kreu i Shoqates së Operatorëve Turistikë Vasil Bedini kundërshtoi projektin duke deklaruar se projekti i ri i Lungomares nuk zgjeron rrugën, por fragmentizon aksin aktual.
Sipas përfaqësuesve të grupeve të interesit, ky projekt nuk lë hapësira për kalim të automjeteve të emergjencës siç janë policia apo ambulanca.
Projekti fitues për shëtitoren e qytetit të Vlores u përzgjodh mes 5 projekteve të tjera dhe u vlerësua nga qytetarë, institucione dhe biznese.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com