72-vjeçarit vlonjat të dënuar në Itali për trafik droge i sekuestrohen 500 mijë euro pasuri

VLORE-Sekuestrohen rreth 500 mijë euro pasuri, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave në kuadër të një hetimi të nisur që nga viti 2014. Pasuria e sekuestruar ishte në pronësi të Luan Beshajt 72-vjeç, i cili ka qenë dënuar në Itali për trafik droge disa vite më parë.

Pasuria e sekuestruar;
• 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;
• 1 pemishte në Radhimë;
• 2 automjete;
• 2 llogari bankare;

Prokuroria thotë se "Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj Luan Beshajt si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikim narkotikësh" dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme" thuhet në njoftim. Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 80 mijë lekë gjobë për përdorimin e celularit në timon, jeni dakord?

Komento

Komente

  • Fredi: 06/12/2019 14:56

    Nqse bohet për t gjith i bi që mos ngelet vlonjat me 5 lek n xhep se t gjith kan bo hatan. Shkepini !

    Përgjigju
  • Hasani: 06/12/2019 09:25

    Ate pasuri si puna atij dhe te tjere qe mund te kete si ai kalojani te prekurve nga termeti.

    Përgjigju