VLORË - Një sasi lënde narkotike prej 40 pakosh me kanabis sativa me peshë të përgjithshme 20 kilogramë është sekuestruar në portin e Vlorës, në makinën e një shqiptari me shtetësi angleze.
Policia e qytetit bregdetar ka bërë të ditur se, është ndaluar një 28-vjeçar me inicialet E. S.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, droga është zbuluar gjatë kontrolleve të bëra në momentin e imbarkimit në tragegin Vlorë-Brindizi.
Droga është gjetur një një makinë tip “BMV X5” me targa angleze YS07 NCD.
40 pakot e lëndës narkotike kanabis sativa janë gjetur në gomën rezervë të mjetit. Makina sipas policisë ishte drejtuar për në Londër, ku mendohet se do të ishte edhe destinacioni i lëndës narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com