VLORE - Forcat e policisë së qarkut Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 Kështu forcat e rendit në Sarandë, kanë bërë të mundur arrestimin e të shpallurit në kërkim Saimir Alliraj, 25 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë arrestimi i tij u bë i mundur pasi Alliraj ishte i shpallur në kërkim nga forcat e policisë pasi mbi të rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga verifikimet e bëra 25 vjeçari ishte i dënuar një vit më parë nga Gjykata Penale e Gjirokastrës me 10 vjet burg për veprat e mësipërme penale.

VLORË, KAPET NË FLAGRANCË HAJDUTI

Ndërkaq uniformat blu të Komisariatit të Vlorës kanë kapur në flagrancë Edison Nelaj, 28 vjeç.Sipas informacioneve të policisë Nelaj është kapur nga patrulla e përgjithshme ndërsa po tentonte të vidhte banesën e shtetasit V. Ll., banues në lagjen “Bashkimi” në Vlorë.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Vlorë për veprën penale”Vjedhja, e mbetur në tentativë”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)