VLORE – Një pasagjere është aksidentuar rëndë nga pakujdesia e drejtuesit të autobusit. Ndërsa ka tentuar të zbresë nga autobusi i drejtuar nga 52 vjeçari Gëzim Mecaj, 39-vjeçarja me inicialet M.S është aksidentuar, pasi mendohet që shoferi të ketë lëvizur automjetin pa zbritur ende pasagjerja. Ngjarja është shënuar në qytetin e Vlorës në vendin e quajtur “Pus ii Mezinit”, rreth orës 10:30 të 2 Qershorit, ndërsa blutë e qytetit bregdetar arrestuan shoferin 52-vjeçar.

Pasagjerja e aksidentuar, banuese në lagjen “11 Janari”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)