VLORE - Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin e dhe asgjësimin e 2 parcelave të mbjella me 100 bimë narkotike kanabis sativa.

Parcela u zbulua e mbjellë në fshatin Mekat-1 të komunës Shushicë në Vlorë, në anën perëndimore të fshatit, në toka të pyllëzuara me bimësi të egër. Sipas policisë, bimët narkotike kishin një gjatësi me lartësi 120-170 cm.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)