Vlorë, asgjësohen 713 bimë
kanabis në Llogora e Risili

Operacion kombëtar për luftën kundër kultivimit të kanabisit vazhdon në të gjithë territorin e vendit, ku gjatë ditës së sotme në Vlorë policia ka bërë asgjësimin e 713 bimëve narkotike.

500 bimë kanabis janë gjetur në Llogora, të mbjella në 170 gropa, pranë vendit të quajtur “Gropa e Sterës”.

Gjithashtu 213 bimë të tjera janë asgjësuar në fshatin Risili.

Të gjitha bimët e sekuestruara janë asgjësuar me anë të djegies.

Për sa i përket personave përgjegjës  për kultivimin e këtyre bimëve, policia është duke vijuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Njoftimi i policisë:
Vlorë,
Asgjësohen 713 bimë narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vijim të planeve të masave që Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka marrë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva policia, ka vazhduar kontrollet në zona të ndryshme të territorit të Qarkut Vlorë.

Konkretisht gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në vendin e quajtur ''Gropa e Sterës'', në Llogara kanë konstatuar të kultivuara në 170 gropa rreth 500 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në fshatin Risili policia ka konstatuar të kultivuara rreth 213 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Pas komunikimt që eshtë bërë me Prokurorin, policia ka bërë asgjësimin e tyre me anë të shkuljes dhe të diegies.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'', parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente