VLORE- Pas padisë së banorëve të komplesit “Jon” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin e çështjes.
Banorët të cilët kanë blerë shtëpi në këtë kompleks, ose në pallatin e shumëpërfolur me pronësi vjehrri i kreut të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, kanë ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin e çështjes në seancën që drejtohet nga gjyqtari Astrit Sheme, ndërsa të pranishëm janë përveç banorëve të pallatit edhe avokatët Maksim Haxhia dhe Kastriot Brahimuço.
INUK ka bllokuar kompleksin “Jon” prej disa ditësh, madje 3 ditë nuk lejoi banorët të hyjnë në apartamentet e tyre, me argumentin se po bëhen verifikime nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com