VLORE- Fshatrat e komunës Qendër të rrethit të Vlorës prej rreth 2 dekadash vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët e fshtrave turistikë Zvërnec, Nartë, Bestrovë, etj; e sigurojnë ujin në mënyra alternative duke mbushur në fshatrat përreth ose duke e blerë atë.

Banorët ankohen se jetesa e tyre është vështirësuar nga ky problem, madje edhe nurmi i turistëve është reduktuar si pasojë e mungesës së ujit.

Komuna Qendër ka kryer para pak kohësh një investim për shtrirjen e tubacioneve të ujit në këtë fshat, por projekti është lënë përgjysëm për shkak të mungesës së fondeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)