Vlorë, brabisin 1 mln lekë dhe një “Tuareg”, në kërkim autorët

Persona të maskuar vodhën banesën e një 59 vjeçari në një fshat të Vlorës. Ngjarja u regjistrua në fshatin Karbunarë të Vlorës, rreth orës 22.30 të tre ditëve më parë. Mësohet se autorët morën 1.000.000 lekë dhe një automjet tip “Volksvagen Tuareg” nga banesa e B.K, 59 vjeç. Automjeti i këtij të fundit u gjet i braktisur në fshatin Peshkëpi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët realizuan vjedhjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës