VLORE - Jugu i vendit është gdhirë sot me një mot të rënduar. Sipas kapitenerisë së portit, era arriti shpejtësinë 60 km në orë dhe fryn nga jugu dhe juglindja; fortunali do të zgjasë deri mëngjesin e nesërm. Deti ka një forcë prej 5 ballësh dhe mbi 9 ballësh në det të hapur.
Kjo situatë meteorologjike ka bërë që i gjithë qarkullimi detar të pezullohet. Trageti i linjës me Italinë nuk e ka kryer sot itenerarin me Brindizin, madje nuk është nisur fare nga porti fqinj i italisë. Puna në port është pezulluar totalisht; edhe anijet e peshkimit janë ankoruara në portin e Zvernecit.
Si pasojë e motit të keq në Vlorë, sot ka patur edhe probleme me energjinë elektrike, internetin, telefoninë fikse dhe sinjalin telefonik, Ndërkohë që burime zyrtare nga kapiteneria e portit vënë në dukje se situata e motit do të përmirësohet vetëm mëngjesin e së mërkurrës. Për pasojë, i gjithë trafiku detar do të jetë i pezulluar. Kapiteneria është e gatshme për çdo alarm SOS nëse do të ketë të tillë nga mjetet që kalojnë tranzit në ujërat shqiptare apo kërkojnë ankorim në Gjirin e Vlorës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com