VLORE – Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e Vlorës, ndërkohë që një i tretë është shpallur në kërkim pasi akuzohen për grabitje me armë dhe maska.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Vlorës janë arrestuar në flagrancë Rakip Isuf Hoxhaj, 34 vjeç lindur dhe banues në fshatin Hadëraj, komuna Vllahinë, Vlorë dhe Lorenc Saliaj lindur dhe banues në fshatin Rexhepaj, komuna Vllahinë, Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër të identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur shtetasin N. I., të cilit i kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë që kishte me vete.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com