Një 63-vjeçar është paraqitur në ambientet e policisë së Vlorës, për të denoncuar një vjedhje me dhunë që i është bërë nga 3 persona.
A.S ka denoncuar se një ditë më parë, rreth orës 19:10, në lagjen "10 Korriku" duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 shtetas të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparate celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit Benz.
Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë i mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve, që është G.Gj.
Blutë informojnë se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim".
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com