Vlorë, hapin kazino pa leje
policia sekuestron 3 lokale

Vlorë, hapin kazino pa leje<br />policia sekuestron 3 lokale
VLORË - Sekuestrohen në Vlorë dy lokale bastesh dhe një kazino. Operacioni është zhvilluar nga sektori i krimit financiar, në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, duke dërguar për ndjekje penale edhe tre persona. 

Sekuestrimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara nga efektivët e strukturave kundër krimit financiar në qytetin bregdetar. Sipas tyre, këto lloto dhe kazino janë hapur në mënyrë të jashtëligjshme pasi nuk kanë marrë leje tek strukturat përkatëse.

Sipas policisë, tre persona emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë proceduar penalisht për hapjen pa leje të kazinosë dhe pikave të basteve. Gjatë aksionit policia ka sekuestruar pajisjet e kazinosë dhe dy pikave të basteve sportive.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit