Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari Resul Zeqiri cili ka djegur pjesërisht një automjet tip Iveko me targa Vl 1039 D në pronësi të E.S.
Automjeti ka qënë i parkuar brenda një pikë grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qënë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme.
Lidhur me këtë rast policia nisi hetimin intensivisht për vënien përpara përgjegjësisë, shkakëtarin e zjarrvënies së qëllimshme të automjetit.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr', parashikauar nga neni 151 i Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com