VLORE - Persona të paidentifikuar i kanë grabitur gjatë ditës sotme paratë e pensionistëve një punonjësi të Postës Shqiptare në qytetin bregdetar.

Mësohet se punonjësi i Postës paratë i ka pasur në çanta dhe në rrethana ende të pazbardhuara persona të paidentifikuar i kanë vjedhur çantën ku ndodhej edhe sasia e parave.

Punonjësi i Postës ka bërë denoncimin në polici, ndërsa blutë e Vlorës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje.

Redkasia Online
(e.c/shqiptarja.com)