Vlorë,inagurohet reparti
kardiologjisë, Beqaj: Rrisim standartet

Vlorë,inagurohet reparti<br />kardiologjisë, Beqaj: Rrisim standartet
VLORE - Tashmë banorët e Vlorës nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt kryeqytetit apo në klinika private për të kryer vizita të specializuara për sëmundujet e zemrës. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka inaguaruar të premten vënien në eficencë të plotë repartin e kardiologjisë në spitalin rajonal të Vlorës, duke e pajisur atë me aparatura të reja për diagnostikimin e pacientëve.

Ministri tha se përmes këtyre aparaturave, tashmë pacientët do të marrin shërbim të specializuar, të cilin spitali nuk e ofronte.
 
“Ne vijojmë një projekt që rrit aftësitë dhe kapacitetet diagnostikuese. Ne kemi pasur një program të mbështetur nga një kompani farmaceutike franceze, të cilën duam ta falenderojmë, për të shpërndarë në spitalet e Shqipërisë dhe sistemin parësor 60 spirometra, 60 elektrokardiograma dhe 3 eko zemre dhe 3 pajisje për provën e forcës së zemrës.” tha Beqaj.
 
Ministri Beqaj tha se investimet në spitalin e Vlorës do të vijojnë edhe në pavionin e urgjencës, ndërsa ka vënë theksin edhe tek menaxhimi i mbetjeve spitalore.


Redaksia Online 
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri