VLORË- Në qytetin e Vlorës mungon tërësisht infrastruktura për para dhe tetraplegjiket, apo për persona të tjerë me aftësi të kufizuara.
Në bulevardet kryesore të qytetit bregdetar, si dhe në hyrje të institucioneve mungon infrastruktura minimale për ta.
Drejtuesi i shoqatës së para dhe tetraplegjikeve në qytetin e Vlorës Hysen Muhameti thekson se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri tani nuk janë zbatuar dispozitat ligjore që i krijojnë këtij target grupi kushtet minimale për të lëvizura pa nevojën e familjareve
"Ato vendet e përshtatura për ne, që janë me pak shpenzim, për të mos thënë pa asnjë shpenzim, janë lënë në mëshirë të fatit. Ne ndiejmë shumë mungesat, të themi vetëm për bulevardin e qytetit, të mos flasim pastaj për lagjet brenda qytetit që nga infrastruktura janë të pakalueshme nga ne”, tregon Hysen Muhameti.
Problemi ka qenë i theksuar edhe gjatë zgjedhjeve të fundit, ku për shkak të infrastrukturës u është mohuar edhe e drejta e votës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com