Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në lagjen “28 Nëntori”

Një mjet tip ''Benz'' ka goditur nga mbrapa një motorr duke dëmtuar drejtuesin me iniciale K.M.
Mësohet se i lënduari  është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ka marrë mjekimet e nevojshme ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit M.S në ambientet e policisë. Ndërkohë Policia Rrugore po vijon me procedurat e mëtejshme të ngjarjes.

aksident ne vlore

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com