Vlorë, mashtroi me siguracionin
e makinave, procedohet 38- vjeçarja

Ndaj një 38- vjeçare, punonjëse në një agjencie të Policës së Sigurimit, ka filluar një procedim penal, pasi akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim i stampave, vulave dhe formularëve”.

Procedimi ndaj 38-vjeçares ka nisur pasi ka prerë një policë sigurimi për “Sigurimin e Detyrueshëm të Mjeteve”, por shuma prej 18.274 lekësh, e cila është paguar për këtë siguracionë nuk është hedhur në sistem.

Njoftimi i policisë:
• D.H., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Proçedimi ndaj kësaj shtetase ka filluar pasi si e punësuar në një prej Shoqërive të Sigurimit, ka prerë Policë Sigurimi për “Sigurimin e Detyrueshëm të Mjeteve”, ndaj një automjeti, kundrejt një pagese 18.274 lekë, e cila nuk rezulton e hedhur në sistem.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj saj, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi”, dhe “Falsifikimi i stampave,vulave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 135, 143, dhe 190/3, të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë