VLORË - Në spitalin rajonal të Vlorës ka nisur puna për zbatimin e shërbimit të "Telemedicinës" përtej kufijve, pas binjakëzimit me spitalin e Torinos. Gjatë një seminari me mjekë shqiptarë, theksi është vendosur tek "Telemedicina", e cila ofron shërbim mjekësor nga distanca, përmes përdorimit te teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik për diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, për kërkim dhe punë shkencore si dhe për trainim të vazhdueshëm të personelit mjekësor.
Kjo nevojë ka lindur si domosdoshmëri e spitaleve rajonale në vendin tonë, duke parë numrin e lartë të aksidenteve.
Drejtorja e Spitalit rajonal të Vlorës, Bruna Mersini, ka folur në lidhje me rëndësinë që ka trajtimi i traumës dhe rritjen e cilësisë nga "bluzat e bardha" në ofrimin e shërbimit mjekësor. Ndërsa dr.Skënder Brataj, në cilësinë e një mjeku traumatolog me detyrë në spitalin e Torinos, vuri në dukje se është shumë i rëndësishëm trajtimi fillestar dhe i menjëhershëm i personave që përfshihen në aksidente.
Duke qënë se Vlora është përballur me ngjarje shumë të rënda, është bërë e nevojshme që të merret edhe përvoja e specialistëve të traumës nga vende të ndryshme të botës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com