VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 7 persona për vjedhje në 24 orët e fundit. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar edhe më parë.
 
Policia e Vlorës bën me dije se 4 prej 7 personave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prerë dhe kanë vjedhur telat e linjës elektrike të fshatit Zvërrnec të cilat i kanë transportuar me automjetin tip ‘Ford Fiesta’ me targa AA119DV.

Ata janë: Qemal Malaj, vjeç 23, banues në Fier; Dorian Veshi, vjeç 31; Dorian Limushaj, vjeç 30 të dy banues në Vlorë; Ledi Veshi, vjeç 26, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje.
 
I arrestuar për vjedhje është edhe Fatmir Hasanaj, vjeç 35 nga Vlora i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.
 
Po ashtu i arrestuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim është edhe Preng Mark Nikolli, vjeç 51, banues në Lezhë, ndaj të cilit Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ si i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)