VLORE – Edmond Leka është zgjedhur mbrëmjen e sotme kryetar i Partisë Socialiste të degës së Vlorës. Leka, aktualisht nën kryetar i Bashkisë së qytetit, mori 65 vota ndërsa rivali i tij, Gjergj Harizaj, 45.

Zgjedhjet në Partinë Socialiste të Vlorës u zhvilluan pas largimit të Eltar Dedës nga posti i kryetarit për shkak se statuti i PS-së nuk lejon mbajtjen e këtij funksioni në momentin që zgjidhesh deputet në Parlamentin e Republikës.

(im/shqiptarja.com)