VLORE - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka inspektuar ditën e sotme Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë. Por gjatë inspektimit të Ministrit Naço disa prej punonjësve nuk gjendeshin në punë.

Në këtë situatë, Ministri i Drejtësisë ka paralajmëruar se për këta punonjës do të merren masa të cilët mungojnë gjatë orarit të punës. Nuk dihet ende arsyeja e mungesës dhe masat që do të merren për këta punonjës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)