Vlorë, ngritën objekte disa katëshe
pa leje, 4 persona nën hetim

Vlorë, ngritën objekte disa katëshe<br />pa leje, 4 persona nën hetim
VLORË - Katër persona janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë ngritur ndërtime pa leje në qytet. Gjatë një komunikimi zyrtar për median, policia ka bërë të ditur se, specialistët e Njësisë Task-Forcë kanë filluar procedimi penal, duke bërë edhe dokumentimin e plotë ligjor për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” për katër persona.

Kështu nën hetim është vënë 43-vjeçari me inicialet E. Dh., banues në Vlorë. Ky person është nën akuzë pasi ka qenë duke ndërtuar një objekt disakatësh në lagjen “Pavarësia” duke mos disponuar dokumentacionin përkatës për këtë ndërtim.

Gjithashtu nën hetim është edhe 44-vjeçari R. H., banues në Vlorë, i cili ka qënë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në lulishten e sheshit “Avni Rustemi” në afërsi të teatrit Petro Marko.

Një tjetër person është dërguar për ndjekje penale nga policia për një tjetër ndërtim pa leje. Ai është 48-vjeçari me inicialet H. M., nga Vlora. Për të njëjtën akuzë është dërguar në Prokurori edhe dosja në ngarkim të 60-vjeçarit me inicialet, D. A., banuese në Vlorë.

Edhe ky person kishte nisur duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt disakatësh në lulishten e sheshit Avni Rustemi në afërsi të teatrit “Petro Marko”.

Njësia Task-Forcë ka filluar procedim penal për veprën penale “shpërdorim i detyrës” edhe në ngarkim të punonjësve të agjensive të tjera ligjzbatuese që kanë për detyrë ligjore dhe të drejtëpërdrejtë monitorimin dhe parandalimin e kryerjes së ndërtimeve pa leje.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca