Vlorë, pallati 1300  në rrezik të
shembet nga shtesa e katit të parë

Vlorë, pallati 1300  në rrezik të<br />shembet nga shtesa e katit të parë
VLORË - Shqetësimi i 40 familjeve rezidente në pallatin 1300 në lagjen Çole të qytetit të Vlorës, i cili ka pësuar dëmtime serioze nga ndërtimi i një shtese në katin e parë, ende nuk ka gjetur zgjidhje.
 
Pallati ka pësuar dëmtime të rënda si të çara në mure apo kollona, si pasojë e ndërtimit anash pallatit të një godine për të cilën leja është dhënë nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.
 
Pamjet e fokusura nga kamera e televizionit “A1Report!” në një nga ambitetet e pallatit, tregon qartë për dëmtimet në të, ndërsa banorët e  zonës kanë kryer kallëzim penal për kryebashkikun Shpëtim Gjika, për shpërdorim detyre.
 
Elton Metaj, një prej banorëve të këtij pallati, i bën apel kreut të bashkisë të marrë masa, pasi në të kundërt pasojat mund të jenë katastrofike.
 
Mihal Gjinko, një tjetër banor i këtij pallati, i cili prej pesë vjetësh sorolltatet dyerve të bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi, i bën apel instancave shtetorore të marrin masa për zgjidhjen e problemit të tyre.
 
Ndonëse leja e dhënë nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika është pezulluar, shtesa në katin e parë të pallatit ka përfunduar, ndërsa pallati i ndërtuar në vitin 1986 është kthyer ë një një rrezik permanent për banorët e tij.
 
Një lëkundje tërmeti mund të kishte pasoja fatele për familjet që jetojnë në këtë objekt, ndërsa televizioni “A1Report!” vijon t’iu gjendet pranë këtyre banorëve duke e berë shqetësimin e tyre publik.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?

Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?