VLORË - Një ditë pas vendimit të Gjykatës Administrative për heqjen e masës së sekuestros ndaj kompleksit “Jon” në zonën e Ujitë të Ftohtë në Vlorë ka reaguar edhe Inspektoriati Ndërtimorë Urbanistik Kombëtar.
Ky institucion ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi sipas kreut të këtij INUK, Zyhdi Dajti vendimi i Gjykatës Administrative për zhbllokimin e pallatit, të njohur ndryshe në pronësi të vjehrrit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i padrejtë.
Dajti hodhi poshtë faktin se, INUK ka penguar banorët e kompleksit të hyjnë lirshëm në apartamentet e tyre, pasi sipas tij ata janë lejuar që në ditën e parë, kur u bllokua pallati.
INUK e kishte bllokuar kompleksin “Jon” prej disa ditësh, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com