VLORE- Industria e peshkimit po shkon drejt falimentimit. Kështu shprehen peshkatarët e qytetit bregdetar të Vlorës, ku sipas tyre peshkimi është lënë në harresë. Ata thonë se është e pamundur të punohet në kushtet kur janë të detyruar që naftën ta blejnë në Greqi apo Itali, pasi atje është më çmim më të ulët se në Shqipëri. Fatmir Iliazi, një kapiten anije thotë se çështja e karburantit mbetet problemi kryesor i peshkatarëve.
Një tjetër problem shqetësues për peshkatarët është edhe mungesa e një kantieri, ku anijet të kenë mundësi të riparohen.
Peshkatarët bëjnë thirrje për vëmendje ndaj tyre, pasi peshkimi në këto kushte të vështira, po i çon ata drejt falimentimit. Ata thonë se paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, por ky i fundit i ka lënë në harresë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com