Grupi i punës i cili po punon mbi ndërtimin e  projektimin e Lungo Mares së Vlorës, projekti më i madh i cili pritet të ndërtohet në qytetin bregdetar ka zhvilluar një takim referuar ndikimit ne mjedis që pritet të ketë ky projekt.

Prezantimi ka nisur nga  projektues të firmës belge të cilët kanë berë publik edhe një prezantim të shkurtër arkitektonik. Ne takim merrnin pjesë Bashkia e Vlorës, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, grupe interesi , ndërtues, arkitektë e urbanist vlonjatë.  Faza e parë e Lungo Mares  është ajo e projektimit të një gjatësie prej 3.7 km vijë lineare e shtrire që prej Portit të Vlorës e deri tek tuneli.  Projekti parashikon ndërtimin e shëtitores, përgjatë së cilës do të ketë  parqe, vend pushime, kinema, parqe ujor dhe asnjë ndërtese të re. 
 
Ndërtimi i moleve te vegjël spikat në këtë projekt ku ish "Pallati Basha" do të jetë vend strehim jahtesh e barkash, ndërsa është parashikuar  ndërtimi i disa fushave të sportit. Ndriçimi do te jete i ndarë në katër faza, qe nga spotet e vendosura në tokë e deri tek fanarët me ndriçim të zbehtë. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)