VLORË-Mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:40 në aksin  në aksin rrugor Risili-Llakatund, pranë vendit të quajtur "Kthesa e Bushajve", një 51-vjeçar ka dëgjuar të shtëna me armë duke udhëtuar me automjetin Benz, me targë AA 029 LV.

51-vjeçari me inicialet P.S ka dëgjuar të shtënat e armës në fshatin Llakatund. Por më pas pasi ka arritur në banesë, ka konstatuar se mjeti i tij kishte marrë 4 goditje të dyshuara armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com