VLORE - I kalojnë ditët me sytë nga kodra. Toka është çarë, ndërsa një bunker rrezikon të rrokulliset e t'i zerë brenda. Banorët e lagjes "10 Korriku" në Vlorë, janë të rrezikuar, pasi askush nuk po merr masa për të ndërhyrë, me qëllim që rreziku të largohet.
Plot 22 familje të kësja zone në qytetin jugor, vazhdojnë të qëndrojnë me frikë, pasi si pasojë e reshjeve të shumta të disa ditëve më parë, dheu që ka rrëshqitur, po rrezikon t'u zërë banesat. Ndërsa bunkeri i cili ka lëvizur 20 metër, është gati të rrokulliset, duke shënuar dhe ndonjë katastrofë me jetë njerëzish. Edhe pse disa ditë me parë, Prefekti i Vlores, Eduard Velçani, si dhe përfaqësuesit e SHtabt të Emergjencave janë shprehur se, do të merren masa në mënyrë të menjëhreshme për këto familje, ende asnjë lëvizje apo iniciativë e tyre nuk është vënë re. Premtimi i tyre, të cilët ishin në zonë dhe e panë nga afër që çfarë kishte ndodhur, duket se është harruar.
Kjo harresë apo neglizhencë I ka indinjuar familjet, të cilat, të revoltuara kanë protestuar dje për situatën, pasi "ndjehen të rrezikuar".
"Muret mbrojtëse mbi banesat tona janë rrëzuar totalisht. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme, pasi ne dhe familjet tona e kemi jetën të rrezikuar", shprehen banorët e lagjes "10 Korriku". Të trembur, pasi moti është ende i paqëndrueshëm dhe reshjet e radhës mund të jenë fatale për ta, kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. "Lutemi që të mos bjerë shi dhe vëzhgojmë në çdo moment situatën, pasi rrëshqitja e tokës mund të jetë e menjëhershme dhe veç kësaj, një lëvizje e vogël e dheut, mund të na lëshojë mbi shtëpi bunkerin, i cili është gari për t'u rrokullisur", shtojnë banorët. Ata përpiqen me çfarë të mundin, të ngrenë ndonjë prite për lëvizjen e dheut, por në rast moti të keq, rreziku është dhe më present. Ndërsa natën, me një prozhektor të montuar e të drejtuar nga kodra, monitorojnë situatën, e cila është në disfavorin e tyre.
Një javë më parë, reshjet e mëdha të shout, të cilat shkaktuan problem në mbarë vendin, lëvizje dheu, shëmbje e shumë përmbytje, bënë që toka në kodrën mbi lagjen "10 Korriku" në Vlorë, të lëvizë. Me dhjetra familje kanë banesat e tyre nën këtë kodër, ndërkohë që afro 20 metër ka lëvizur edhe një bunker, o cili është kati t'o zërë brenda. Të shqetësuar për situatën, përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave, por edhe Prefekti i Vlorës, e panë nga afër situatën alarmante. Ata deklaruan se do të merren masa të menjëhershme, me qëllim që situate të mos agravohet. Por, premtimet mbetën vetëm në deklarata e asgjë më tepër. Edhe pas një jave, asnjë përfaqësues tjetër i pushtetit vendor nuk është parë më në këtë zonë dhe asnjë ndërhyrje nuk është ndërmarrë. Krahas banesave, në rast fatkeqësie, janë të rrezikuara edhe qindra jetë njerëzish, mes tyre edhe shumë fëmijë.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 30 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com