VLORE- Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 15 kabina të ndodhura në plazhin e Radhimës, si dhe një lokal me sipërfaqe 600 metër katror.

Sipas policisë, sot u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Vlorës, i datës 27 shtator, për gabinat dhe lokalin, pronë e 55-vjeçarit O.Zh.

Sekuestro Preventive për objektet në zonën e quajtur Plazhi i Bardhë u bënë pasi policia e Vlorës ia kishte referuar ato prokurorisë rreth një muaj më parë, si ndërtim i paligjshëm. Sot është kryer operacioni për sekuestrimin e tyre.

Prej disa javësh, policia ka ndërmarrë një operacion në të gjithë vendin, për bllokimin dhe sekuestrimin e të gjitha ndërtimeve pa leje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)