VLORË - Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, mjeti tip fuorostradë me targa AA382 IU, pronari i së cilës ende nuk është identifikuar, u shkrumbua nga flakët në vendin e njohur si “Zona Omonia”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët e policisë që kanë nisur hetimet për shkaqet.
Në vendin ku u djeg makina kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, por ndërhyrja e tyre ka qenë e panevojshme pasi mjeti ishte shkrumbuar i gjithi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com