Ditën e sotme ka nisur edhe aksioni i Ministrisë së Bujqësisë për shpërndarjen e ndihmave për nevojat e fermerëve dhe Blegtorëve të prekur nga përmbytjet.
Kamionët me ndihma të nisur nga Kosova për ndihmë në zonat e përmbytura në jug të vendit kanë mbërritur në Komunën Novoselë.
Janë gjithsej 300 ton ndihma për banorët dhe bagëtitë me 15 kamionë të ardhur nga Kosova.
Ministri Panariti i ndodhur në zonat e përmbytura të Novoselës u shpreh se kjo ndihmë do të jetë e mjaftueshme për 15 ditët në vijim. Ai ka falenderuar biznesin kosovar për solidaritetin, pasi ndihma për këtë banorë është shumë e rëndësishme e jetike për ta.
“Kamion me 300 ton koncentrate, hime, të cilët do të shpërndahen menjëherë blegtorëve për të ushqyer blegtorinë që u shpëtua por që ka nevojë emergjente për tu ushqyer dhe rimëkëmbur. Sasitë e ardhura janë më së të mjaftueshme për të kapërcyer këtë periudhë emergjente edhe më tepër.”- tha Panariti.
Shefi i shtabit të emergjencave Shemsi Prençi ka theksuar se do dëmshpërblehet çdo bagëti dhe çdo dëmtim i fermerëve në bazë të vendimit të këshillit të ministrave.
Në ditët në vazhdim do të ketë dhe ndihma të tjera, ndërkohë që prioritet po i jepet dëmshpërblimit të të gjitha familjeve të prekura nga përmbytjet. Ndërkohë ka nisur përllogaritja e dëmeve të shkaktuara në këto familje ku do të kryhet edhe dëmshpërblimi i tyre.
“Prej 5 ditësh po shpërndahen ndihma te të 4 komunat e përmbytura që me datën 31, prandaj ju them banorëve të zonës së përmbytur, kini besim, prisni në shtëpitë tuaja sepse do vijnë ndihma çdo ditë për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja në këto kushte emergjente.”- tha Prençi.
E ndërsa banorët janë kthyer në banesa dhe po pastrojnë shtëpitë, disa prej tyre ankohen se askush nuk u ka dhënë ndihma. Sipas tyre ndihmat ndodhen në depot e komunës Novoselë, por ata nuk kanë marrë asgjë. Ndërkohë që prioritet po i jepet dëmshpërblimit të të gjitha familjeve të prekura nga përmbytjet si dhe ka nisur përllogaritja e dëmeve të shkaktuara në këto familje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO