VLORË - Deltat e kufirit kanë shpëtuar sot një peshkarexhë duke u mbytur në brigjet e Karaburunit.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur peshkarexha ka dhënë alarmin SOS pas problemeve që ishin pikasur në motor.

Pas fikjes së motorit rrezikohej përplasja e saj me shkëmbinjtë dhe jeta e dy njerëzve, që ndodheshin në peshkarexhë, pasi brigjet e Karaburunit kanë rrezikshmëri të lartë prej erërave të forta që fryjnë aty.

Por Delta Forcë ka arritur që të manovrojë në kohë e duhur, duke shpëtuar edhe peshkarexhën, edhe dy jetët njerëzore brenda saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)