Një 22-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi kërkohej për “vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim. Më 29 korrik të këtij viti, Anxhelo Metaj, banues në lagjen “Hajro Cakerri” në Vlorë, në bashkëpunim me bashkëpunim me shtetasit Lorenc Bitaj dhe Julian Simoni dhe (të arrestuar nga policia), kanë ) kanë tentuar t’u vjedhin nën kërcënimin e armës shtetasve Dh. D., dhe N. Xh., të 2 banues ne Korçë shumën prej 18 mije euro. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Peshkëpi, ndërsa arrestimi i 22-vjeçari u mundësua pas hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkaq, policia e Vlorë thekson se vijon puna hetimore për kapjen e personit të 4-t të shpallur në kërkim.
/Shqiptarja.com
Ndërkaq, policia e Vlorë thekson se vijon puna hetimore për kapjen e personit të 4-t të shpallur në kërkim.










